Trajneri flet për rritjen e sulmuesit shqiptar

Futboll

Trajneri flet për rritjen e sulmuesit shqiptar

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 13:58
Trajneri flet për rritjen e sulmuesit shqiptar

Specia është mposhtur me rezultatin 2-1 nga Bolonja, në një ndeshje ku Rei Manaj arriti të gjente rrugnën e rrjetës për herë të tretë këtë sezon në Serie A.

Pas përfundimit të takimit, Thiago Motta ka folur për mikrofonin e “DAZN”-it, duke iu përgjigjur edhe pyetjes së gazetarëve në lidhje me sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

“Rei ka bërë shumë mirë për një kohë të gjatë. Ai ndihmon ekipin kur duhet të mbajë topin, për lëvizjet që bën, për ndihmën në fazën e mbrojtjes. Ai është një djalë që punon shumë gjatë javës.

Ka fituar besim për veten dhe te shokët e tij”, është shprehur Tiago Motra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat