Futbollistët në kazino, dënohen nga klubi

Futboll

Futbollistët në kazino, dënohen nga klubi

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 18:26
Futbollistët në kazino, dënohen nga klubi

Vardari i Shkupit për dy futbollistët e saj ka ngritur procedurë disiplinore për shkelje të statutit disiplinor të klubit para ndeshjes së fundit të zhvilluar në Ohër kundër Ohrid Lihnidos në kuadër të javës së 16-të në Ligën e Dytë – Perëndim.

Fjala është për sulmuesin Filip Petkoski dhe mbrojtësi Trajçe Stojkoski, të cilët një ditë para ndeshjes së të shtunës, ishin parë në një nga kazinot e Ohrit.

“infOSport.mk” kishte bërë publik lajmin lidhur me këtë skandal, ndaj të cilit tashmë kanë reaguar edhe drejtuesit e Vardarit.

Këta të fundit kanë vendosur që Petkoski dhe Stojkoski të gjobiten me 3 paga mujore, ndërsa gjithashtu në 15 ditët e ardhshme do të stërviten me kategoritë e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat