Kasumi referon ndeshjen Gjilani - Dukagjini

Futboll

Kasumi referon ndeshjen Gjilani - Dukagjini

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 18:52
Kasumi referon ndeshjen Gjilani - Dukagjini

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 21-të kampionale.

Takimin mes Gjilanit dhe Dukagjinit, që luhet të enjten do ta gjykojë gjyqtari, Besfort Kasumi me dy ndihmësit, Granit Hyseni dhe Lumturije Muhadri.

Gjilani kërkon fitore në përballje me skuadrën nga Klina.

Ndarjen e drejtësisë në duelin mes Drenicës dhe Prishtinës do ta bëj Dardan Çaka, ndësa Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj janë dy asistentët e tij.

Të mërkurën në “Liman Gegaj” do të përballen Malisheva dhe Drita.

Gjyqtari kryesor për këtë takim është caktuar Mentor Ajeti, me asistentët Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova. Në VAR do të jetë Lirim Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat