Ruiz nuk do të rinovojë me Napolin

Futboll

Ruiz nuk do të rinovojë me Napolin

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 11:14
Ruiz nuk do të rinovojë me Napolin

Mesfushori spanjoll, Fabian Ruiz, nuk do të rinovojë me Napolin, teksa destinacioni i tij i radhës duket se do të jetë “Santiago Bernabeu”.

Në fakt, Fabián Ruiz e ka refuzuar ofertën e rinovimit me Napolin, prandaj klubi italian duhet të vlerësojë shitjen e futbollistit spanjoll gjatë verës së ardhshme, pasi kjo do të jetë mundësia e fundit që të përfitojë diçka nga transferimi i tij.

Kontrata e futbollistit 26-vjeçar me Napolin përfundon në vitin 2023.

Pas lajmit për refuzimin e ofertës së ripërtëritjes së kontratës shumë klube evropiane kanë filluar interesimin për Fabian, por mesa duket spanjolli tashmë e ka marrë vendimin se ku do të luajë në të ardhmen.

Është pikërisht Real Madridi dëshira e futbollistit, i cili në të kaluarën ka luajtur në La Liga me Real Betis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat