Drejtuesit e Padovës nuk humbin kohë, zgjedhin trajnerin

Futboll

Drejtuesit e Padovës nuk humbin kohë, zgjedhin trajnerin

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 16:39
Drejtuesit e Padovës nuk humbin kohë, zgjedhin trajnerin

Arlind Ajeti u transferua në Serie C në mesin e nëntorit.

Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare (20 ndeshje dhe 1 gol me kuqezinjtë) firmosi deri në fund të sezonit me Padovën, që ka si objektiv rikthimin në Serie B.

28-vjeçari ka shënuar një gol në 10 ndeshje të luajtura, teksa Padova mban vendin e dytë në grupin A.

Dy barazimet e fundit në kampionat i kanë kushtuar stolin trajnerit Massimo Pavanel.

Drejtuesit e Padovës nuk kanë humbur kohë dhe kanë zgjedhur trajnerin e ri. Ai do të jetë Massimo Oddo, ish-mbrojtësi i njohur, i cili luajti me ekipe si Milan dhe Bayern Munchen, dhe fitoi Botërorin me Italinë në vitin 2006.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat