Superiorja rikthehet me dy duele

Futboll

Superiorja rikthehet me dy duele

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 12:22
Superiorja rikthehet me dy duele

Ditën e sotme nis java e 22-të e “Abissnet Superiores“.

Dy duele për t’u shijuar do të serviren përpara tifozëve shqiptarë. Të parët që do të zbresin në fushë do të jenë Skënderbeu me Vllazninë.

Në orën 16:45 në Korçë të dy skuadrat do të përplasen për objektivat e tyre, të cilat kanë marrë kahe të kundërta. Nga njëra anë Vllaznia kërkon tre pikët që e ndajnë nga zona europiane, ndërsa Skënderbeu kërkon të njejtin rezultat për të ringjallur lu.ftën e mbijetesës.

Ndërkohë në mbrëmje vëmendja kalon e gjitha në “Elbasan Arena”, vend në të cilin është zhvendosur derbi i kryeqytetit. Dy klube me peshë të futbollit shqiptar do të masin forcat me njëri-tjetrin në orën 19:45, megjithëse këtë herë janë larg lavdisë së dikurshme dhe në jo në pozicionin ku jemi mësuar ti shohim përgjatë historisë në tabelën e renditjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat