Conte vazhdon me Tottenhamin

Futboll

Conte vazhdon me Tottenhamin

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 17:41
Conte vazhdon me Tottenhamin

Antonio Conte ka konfirmuar që ai do të vazhdojë të jetë trajner i Tottenhamit pavarësisht se është thënë se ai do të jap dorëheqje pas humbjes 1-0 kundër Burnley

“Mendoj që në këtë moment, zgjidhja më e mirë për në është që të punojmë sa më shumë dhe mendoj që puna është e vetmja mënyrë që ne të përpiqemi që t’i kënaqim tifozët tonë, t’i japim kënaqësi këtij klubi”, ka thënë ai të premten për gazetarë duke qartësur pozitën e tij.

“Është e rëndësishme që të jemi të fokusuar, e përsëris, në të tashmen. Që disa herë jam duke e përsëritur të njëjtën gjë: ne kemi nevojë për kohë, ne kemi nevojë për qetësi. Klubi është i pari që e di gjendjen tonë reale dhe klubi ma ka konfirmuar mua që ata e dinë cili është realiteti. Klubi është shumë i lumtur me punën time, për atë çfarë ne me stafin jemi duke bërë”.

“Ndryshimet që ne kemi sjellë këto katër muaj në këtë klub, në stërvitje, në këtë ambient. Jam i sigurt që klubi është i kënaqur shumë me atë çfarë ne po bëjmë. Por, problemi është se unë jam profesionisht dhe e di shumë mirë, përmirësimet që do t’i sjell puna e ime në të ardhmen.

Por, në të njëjtën kohë, unë jam një njeri i cili dua që të kem rezultate të shpejt dhe kur humbas nuk jam shumë i lumtur. Mendoj se të qenit në këtë mënyrë ka bërë që unë të kem sukses në karrierë fillimisht si lojtar dhe mandej si trajner”, ka thënë Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat