Kush do e zëvendësojë Mullerin?

Futboll

Kush do e zëvendësojë Mullerin?

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 18:40
Kush do e zëvendësojë Mullerin?

Jamal Musiala duket se do të jetë zëvendësuesi i Thomas Muller, i cili është i infektuar me covid-19, në ndeshjen kundër Eintracht Frankfurt.

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann thotë se Jamal Musiala është “kandidati numër një” i tij për të zëvendësuar Muller në ndeshjen e së shtunës.

Duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes, Nagelsmann zbuloi se Musiala ka lënë një përshtypje të mirë në stërvitje pasi u rikthye nga COVID-19.

“Thomas po ecën mirë dhe ai nuk ka më të ftohtë, gjë për të cilën ne jemi të lumtur. Ai ndihet shumë mirë. Jamal është një opsion për ta zëvendësuar atë. Ai ka qenë i jashtëzakonshëm në stërvitje, shumë i freskët, i gjallë dhe i mirë taktikisht. Sigurisht, ka një pikëpyetje se sa kohë mund të luajë. Por ai është I ri dhe është kandidati numër një për pozicionin për të zëvendësuar Thomas”,-tha Nagelsmann.

Nagelsmann gjithashtu dha një azhornim të lëndimeve në skuadrën e tij, duke përfshirë mungesat afatgjatë si Leon Goretzka dhe Manuel Neuer.

“Leon Goretzka ka qenë në gjendje të bëjë përparim të mirë. Jam i lumtur për të dhe gjërat po duken pozitive. Manuel Neuer gjithashtu po bën mirë, gjuri i tij nuk ka shfaqur asnjë reagim negativ. Jam optimist se ai do të kthehet së shpejti. Lucas Hernandez dhe Kingsley Coman të dy janë rikthyer. Coman është plotësisht në formë dhe do të jetë në skuadër nesër.”- u shpreh trajneri i Bayernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat