Interi barazon, lëshon rastin të kthehet në krye

Futboll

Interi barazon, lëshon rastin të kthehet në krye

Nga: K. G. Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 22:59
Interi barazon, lëshon rastin të kthehet në krye

Interi nuk e ka shfrytëzuar gabimin e Milanit, për të marrë kreun e tabelës në Serie A. 

Interi në udhëtim u nda baras (0:0) me Genoa-n, në kuadër të javës. së 27-të në Serie A. 

Genoa ia doli të mbetet e pamposhtur në konak të vetin, duke fituar një pikë të madhe ndaj kampionit në fuqi. 

Zikaltrit dominuan takimin, por nuk ia dolën që të shënojnë golin e fitores. 

Pas barazimit të Milanit (1:1) me Udinesen, sonte edhe Interi zhgënjeu. 

Milani kryeson me 57 pikë, ka dy më shumë se Interi në pozitën e dytë dhe Genoa është e 19-ta me 17 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat