Ky është vendimi për Vedat Muriqin

Futboll

Ky është vendimi për Vedat Muriqin

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 13:14
Ky është vendimi për Vedat Muriqin

Sot zhvillohet ndeshja e xhiros së 27-të në La Liga në mes Mallorca dhe Valencia.

Ekipi i Vedat Muriqit, Mallorca e pret në shtëpi skuadrën e Valencias për ndeshjen në La Liga, e cila fillon prej orës 14:00.

Sulmuesi kosovar është pjesë në formacionin startues. Ai po kalon në një formë shumë të mirë dhe pritet të vazhdojë edhe ndaj Valenicas.

Mallorca nuk është në formë të mirë pasi pas 26-të ndeshjeve të luajtura kanë arkëtuar vetëm 26 pikë gjithsej, dhe gjenden në pozitën e 16-të të tabelës.

Valencia përkundër që nuk janë gjithashtu në formën më të mirë këtë sezon, kanë ditur gjithmonë të shkaktojnë probleme ekipeve, ashtu pritet edhe ndaj Mallorcas. Valencia në tabelë gjenden në vendin e 12 me 30 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat