Tirana demolon Laçin

Futboll

Tirana demolon Laçin

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 18:50
Tirana demolon Laçin

Duhej të ishte dueli i titullit, por ndeshja mes Tiranës dhe Laçit ka treguar se bardheblutë janë përsëri një hap më para rivalëve të tyre. Ata kanë fituar me lehtësi me shifrat 4-1 ndaj kurbinasve, duke nisur përsëri arratinë të vetëm në kryesimin e kampionatit.

Gjithçka ishte meritë e një starti të vrullshëm të bardhebluve të cilët vunë nën trysni të vazhdueshme mbrojtjen kundërshtare dhe me kundërzbritje të shpejta dënuan çdo gabim të saj. Xhixha dy herë, Najdovski dhe Seferi shënuan 4 gola që në pjesën e parë duke bërë të qarët se kjo sfidë do të fliste vetëm për ta.

Në pjesën e dytë, Laçi e nisi me një penallti të transformuar nga Shehu. Por më pas Tirana administroi mirë lojën duke mos lejuar raste të rrezikshme para Bekajt teksa ia doli që të siguronte me qetësi tre pikët që i duheshin për të krijuar përsëri një distancë të ndjeshme prej 6 pikësh pikërisht nga kurbinasit që mbeten ndjekësi më i afërt.

Një sinjal i qartë force për të gjithë rivalët, që ndoshta duhet të pajtohen me idenë se trofeu i Superiores këtë vit do të mbulohet me ngjyrat bardheblu.

Tirana-Laçi 4-1
5′, 43′ Xhixha, 19′ Najdovski, 28′ Seferi / 51′ (p) Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat