Kumbulla protagonist me duele dhe 87 për qind pasime të sakta

Futboll

Kumbulla protagonist me duele dhe 87 për qind pasime të sakta

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 23:24
Kumbulla protagonist me duele dhe 87 për qind pasime të sakta

Roma mori një fitore të rëndësishme në kampionat ku mundi Specian më minutat e fundit 0-1 me një penallti të shënuar nga Tomi Abraham. Në këtë ndeshje luajti titullar dhe Marash Kumbulla.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare luajti përgjatë të 90 minutave duke zhvilluar një paraqitje të mirë. Faqja e specializuar e statistikave, “Sofa Score” e ka vlerësuar 22 vjeçarin me notën 7.5.

Kumbulla spikati në këtë ndeshje me duelet me kundërshtarët, ku nga 10 në total, fitoi 7. Jo vetëm kaq, por shqiptari kishte një saktësi prej 87% të pasimeve të sakta.

Duket se Murinjo ka bërë mirë që ka besuar tek ai, me Marash Kumbullën që po gjen veten çdo ditë e më shumë në formacionin e Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat