Dortmundi mbush arkat

Futboll

Dortmundi mbush arkat

Më: 1 mars 2022 Në ora: 11:05
Dortmundi mbush arkat

Borusia e Dortmundit ka rinovuar me sponsorin e saj “Signal Iduna” duke nënshkruar një kontratë për 9 vitet e ardhshme. Në arkat e Borusias do të shkojnë plot 100 milionë euro.

“Signal Iduna” është një nga sponsorët më të rëndësishëm në klubin verdhezi. Kujtojmë që ajo mori edhe emrin e stadiumit “Vestfahlen” në vitin 2005 që tani quhet “Signal Iduna Park”.

Borusia ka vite që bashkëpunon me këtë sponsor i cili erdhi në një kohë kur skuadra e Dortmundit kishte probleme financiare dhe ishte pranë falimentimit.

Që atëherë bashkëpunimi mes dy palëve nuk është ndërprerë, por, përkundrazi, është bërë më i fortë duke u dhënë mundësi verdhezinjve të kenë një kapital të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat