Messi në radarin e Inter Miamit

Futboll

Messi në radarin e Inter Miamit

Më: 1 mars 2022 Në ora: 21:16
Messi

Po luan ende në majat e futbollit evropian, por ofertat jashtë kontinentit të vjetër nuk po i mungojnë.

Leo Messi është në radarin e skuadrës amerikane Inter Miami, e cila për pronar ka ish-futbollistin e njohur, David Beckham.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Goal..

Goal shkruan se “Inter Miami do të “shtyjë për të nënshkruar me Lionel Messin, sipas bashkëpronarit të klubit, Jorge Mas, i cili ka sugjeruar se marrëdhënia e David Beckham me yllin e Paris Saint-Germain mund t’i ndihmojë ata të finalizojnë një marrëveshje”.

33 vjeçari është duke e pasur një sezon me ngritje dhe zbritje të formës.

Ai ka zhvilluar gjithsej 16 paraqitje në Ligue 1 teksa ka shënuar vetëm dy gola. Statisikë aspak e mirë për një futbollist të kalibrit të tillë.

Por, në anën tjetër ka regjistruar 11-të asistime, duke qenë asistuesi më i mirë në elitën e futbollit francez.

Paraqitje solide ka pasur në Ligën e Kampionëve, ku ka shënuar pesë gola në – gjashtë ndeshje të zhvilluara.

Vlera e tij në tregun e transferimeve – sipas “Transfermarket” vlerësohet të jetë 60 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat