Blokhin dënon ashpër pushtimin rus

Futboll

Blokhin dënon ashpër pushtimin rus

Më: 2 mars 2022 Në ora: 12:05
Blokhin dënon ashpër pushtimin rus

Legjenda e futbollit ukrainas, ish-sulmuesi i Dynamo Kyiv, Oleh Blokhin dënoi ashpër pushtimin rus në vendin ukrainas.

Futbollisti legjendar ukrainas, fituesi i Topit të Artë në vitin 1975, dhe tani – bashkëkryetar i Këshillit për Zhvillimin Strategjik të Futbollit Profesional UAF, dënoi agresionin e Rusisë dhe Bjellorusisë kundër Ukrainës.

“Unë, Oleg Blokhin, u bëj thirrje të gjithë atyre nga të cilët kjo varet, para së gjithash komandës ushtarake të Rusisë dhe Bjellorusisë, të ndalojnë menjëherë bombardimet e qyteteve të Ukrainës dhe të tërheqin trupat e tyre.

Ju jeni në luftë jo vetëm me ushtarët e Ukrainës , por edhe me popullatën civile, kjo është e papranueshme! Ky është krim”, tha Blokhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat