Inzaghi e paguan lodhjen

Futboll

Inzaghi e paguan lodhjen

Më: 2 mars 2022 Në ora: 14:02
Inzaghi e paguan lodhjen

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Arrigo Sacchi analizoi derbin e mbrëmshëm mes Milanit dhe Interit: “Një derbi i keq. Milani konfuz, Interi i lodhur. Skuadra kuqezi në përgjithësi luajti më mirë, por pashë shumë gabime.

Nga ana tjetër, Inzaghi e paguan lodhjen, sidomos të mesfushorit të tij kryesor, Barella. Pioli bëri mirë që largoi Leaon, me potencialin që ka duhet të japë më shumë. Inzaghi do të duhet të peshojë grupin e tij. Skuadra zikaltër është e madhe dhe ka zëvendësues”.

Para këtij derbi, Arrigo Sacchi kishte bërë këtë prognozë: “Le të fillojmë me Milanin, i cili për mendimin tim po kalon një sezon të shkëlqyer. Nëse shikojmë investimet e bëra në merkato, që ishin të pakta, dua të them se Milani po shkon përtej pritshmërive. Nëse Milani fiton titullin, do të ishte një sukses historik. Unë besoj se mund ta bëjë këtë, ndoshta duke filluar nga një paraqitje e shkëlqyer në derbin e Kupës së Italisë.

Rënia e zikaltërve? Kanë luajtur shumë ndeshje, gjashtë të tilla në 20 ditë. Tani janë në një moment të vështirë, shënojnë pak. Disa lojtarë, si Brozovic apo Perisic, nuk janë në formë të mirë. Le të themi se Interi mezi po merr frymë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat