Në diskotekë deri në mëngjes, Mourinho përjashton

Futboll

Në diskotekë deri në mëngjes, Mourinho përjashton

Më: 2 mars 2022 Në ora: 17:11
Në diskotekë deri në mëngjes, Mourinho përjashton

Pasi bëri debutimin e tij në Serinë A në mënyrë të jashtëzakonshme nga ku e mori në krahun e tij, Jose Mourinho e riktheu Feliks Afena-Gianin te ekipi i të rinjve pas një natë të kaluar në pub deri në mëngjes, pavarësisht disa problemeve në ijë që e detyroi sulmuesin 19-vjeçar të mos ishte i gatshëm për transfertën ndaj Specias.

Një veprim që nuk i pëlqeu “The Special One” dhe që u ndëshkua menjëherë me një përjashtim momental nga klubi për ta pjekur lojtarin dhe për ta bërë të kuptojë prioritetet e një futbollisti profesionist.

Detaje që trajneri portugez i di në mënyrë të përsosur dhe që Feliksit do t’i duhet t’i mësojë shpejt nëse dëshiron të vazhdojë të qëndrojë në ekipin e parë, të rritet dhe të kryejë paraqitje të tjera me fanellën verdhekuqe në Serinë A.

Sidomos nëse në pankinë është dikush si Murinjo që jep shumë, por gjithashtu kërkon shumë nga lojtarët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat