Reagon FFK: Sqarim rreth dezinformatave të qëllimshme në lidhje me Kuvendin e rregullt zgjedhor të FFK-së

Futboll

Reagon FFK: Sqarim rreth dezinformatave të qëllimshme në lidhje me Kuvendin e rregullt zgjedhor të FFK-së

Më: 2 mars 2022 Në ora: 21:34
Reagon FFK: Sqarim rreth dezinformatave të qëllimshme në lidhje me Kuvendin e rregullt zgjedhor të FFK-së

Vetëm pak minuta pas vendimit të KE-së të FFK-së për caktimin e Kuvendit të rregullt zgjedhor, në media dolën ca persona që për shumë kohë përhapin të pavërteta dhe dezinformata për FFK-në, për më shumë të njëjtit shumë kohë më parë janë të përjashtuar dhe ndëshkuar nga anëtarësia në organet e FFK-së.

Për sqarim të opinionit dhe mediave ju informojmë se statuti i FFK-së është publik dhe të gjithë mund të kenë qasje në të, të lexojnë e shohin se si parashihet thirrja e Kuvendit dhe koha e caktuar për mbajtjen e kuvendit.

Ju informojmë se në bazë të nenit 28. 1 dhe 28.2 konvokimi i Kuvendit të FFK-së bëhet me vendim të KE-së, delegatët i informon Sekretari Gjeneral së paku 30 ditë përpara mbajtjes së mbledhjes. Pra kuvendi i thirrur sot është konform Statutit të FFK-së dhe Rregullores së Punës sepse data e caktuar është më shumë se 30 ditë që parasheh statuti dhe rregullorja. Po ashtu, neni 10.2 i Rregullores së Punës së Kuvendit të FFK-së parasheh të njëjtën gjë, 30 ditë është afati më i afërt kur mund të caktohet Kuvendi i rregullt.

Të apostrofuarit në media me qëllim dezinformojnë publikun se kinse afati 30 ditor është vetëm për Kuvend të jashtëzakonshëm, por kjo nuk qëndron. Po ashtu, thirrja e tyre në afatin 2 mujor nuk ka të bëjë me thirrjen e Kuvendit por me afatin kur mund të propozohen kandidatët për kryetar konform nenit 39.3 të Statutit të FFK-së.

Në afatin e paraparë në Statut dhe Rregullore të Punës do të njoftohen edhe delegatët në lidhje me kohën dhe rendin e ditës. Po ashtu, në afatin e paraparë do të informohen edhe organet e FIFA-së dhe UEFA-së për këtë kuvend.
Gjithmonë do të jemi në shërbim të informimit të drejtë të publikut dhe mediave, ndërsa ndaj atyre pak personave që shpifin do të adresohen te organet kompetente për shpifje, reagon FFK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat