Shënoi supergol, kështu vlerësohet shqiptari në Angli

Futboll

Shënoi supergol, kështu vlerësohet shqiptari në Angli

Më: 2 mars 2022 Në ora: 23:35
Broja

Armando Broja ka shkëlqyer sonte në FA Cup kundër West Ham duke e ndihmuar skuadren e tij Southampton, të kualifikohet në çerekfinale, duke shënuar gol në fitoren 3:1.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka realizuar në minutën e pestë shtesë për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij.

Broja kaloi disa lojtarë kundërshtarë dhe “shkundi” rrjetën duke kompletuar një gol fantastik.

Ai po ashtu ndikoi edhe te goli i dyte i vendesve, pasi fitoi penalltinë të cilen e konvertoi në gol kapiteni Ward-Prowse, shkruan Insporti. Broja e nisi ndeshjen nga banka rezervë dhe u inkuadrua me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes.Paraqitja e tij është vlerësuar me notën 7.6 nga “Sofascore".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat