Reali insiston edhe për Haalandin

Futboll

Reali insiston edhe për Haalandin

Më: 3 mars 2022 Në ora: 14:27
Reali insiston edhe për Haalandin

Gjiganti spanjoll, Real Madrid nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Mediat spanjolle shkruajnë se ‘Los Blancos’ janë duke rritur interesimin për transferimin e sulmuesit norvegjez gjatë kësaj verë.

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe është objektiv kryesor i madrilenëve këtë verë, megjithatë, siç raportohet, skuadra ‘merenguese’ insiston që ta sjell në ‘Bernabeu’ edhe Haalandin.

Krerët e Realit thuhet se janë duke përgatitur strategjinë e re për transferimin e super-sulmuesit norvegjez.

Vera që po vjen mbase do të jetë e ‘nxehtë’ për klubin e famshëm spanjoll, Real Madridin, i cili objektiv ka blerjen e dy sulmuesve aktualisht ndër më të mirët në Evropë, Mbappe dhe Haaland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat