Ruiz po bën një sezon të madh

Futboll

Ruiz po bën një sezon të madh

Më: 4 mars 2022 Në ora: 18:08
Ruiz po bën një sezon të madh

Dy klubet e mëdha të Premier League-s, Arsenal dhe Manchester United janë të interesuara për yllin e Napolit, Fabian Ruiz.

Mediat italiane të premten shkruajnë se Ruiz është synim i ‘Topçinjve’ dhe ‘Djajve të Kuq’ për afatin kalimtar të verës.

Ruiz është duke bërë një sezon të madh me ‘napolitanët’ duke ndezur interesimin e top-klubeve evropiane.

Krerët e Arsenalit dhe Unitedit tashmë janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me Napolin për transferimin e mundshëm te Ruiz.

Ndryshe, 25-vjeçari kërkohet edhe dy klubet më të mëdha në Spanjë, Barcelona dhe Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat