Xavi ka thyer heshtjen për Haalandin

Futboll

Xavi ka thyer heshtjen për Haalandin

Më: 5 mars 2022 Në ora: 14:27
Xavi ka thyer heshtjen për Haalandin

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka thyer heshtjen duke folur për raportimet e fundit që ka udhëtuar në Munih për të takuar yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Gjatë ditëve të kaluar, mediat spanjolle pretendojnë se Xavi udhëtoi për në Gjermani që të bisedojë me Haaland dhe ta bind që të nënshkruajë me Barcelonën para dy gjigantëve evropianë, si Real Madrid dhe Manchester City që gjithashtu duan ta transferojnë gjatë verës.

I pyetur për këtë udhëtim, tekniku spanjoll nuk pranoi të flet duke theksuar se është duke punuar për të tashmen dhe ardhmen e skuadrës katalunase.

“Nuk mund të jap detaje, ne jemi duke punuar për të tashmen dhe të ardhmen e ekipit”.

“Ne do të ju njoftojmë, nëse do ketë diçka ashtu siç bëmë me Pablo Torre, i cili ishte një nënshkrim i shkëlqyer”, deklaroi Xavi.

Ndërkohë, nesër Barcelonën e pret një sfidë jo e vështirë në ‘letër’ ndaj Elches.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat