Nice ndal hapin e PSG-së

Futboll

Nice ndal hapin e PSG-së

Më: 5 mars 2022 Në ora: 23:15
Nice ndal hapin e PSG-së

Nice ndal hapin e PSG-së në Ligue 1, e mposht 1:0 në “Allianz Riviera” dhe ngjitet të paktën përkohësisht në vendin e dytë me 49 pikë, një më shumë se Olimpique Marseille, që luan këtë të diel përballë Lyonit.

Kjo humbje tregoi edhe një herë peshën që ka Kylian Mbappe në formacionin e Pochettinos. Sulmuesi francez mungoi në këtë ndeshje për arsye kartonësh dhe as Messi, as Neymar, nuk ia dolën të shënon.

Gjatë pjesës së parë vlen për t’u përmendur një rast i Di Marias, po reagimi i portierit Benitez ishte fantastik.

Emocionet ishin të jashtëzakonshme në fundit e sfidës. Kluivert gaboi në një moment kundërsulmi për Nicen, por sërish pas një aksioni të shpejtë të vendësve realizoi një gol fantastik Delord.

Në kohën shtesë u desh ndërhyrja e sistemit VAR për t’i anuluar një 11-mersh Nices, pas ndërhyrjes së gabuar të Icardit, gjithsesi pas këtij momenti kryesori vërshëlleu për përfundimin e takimit. Pavarësisht humbjes, PSG mbetet i shkëputur në krye më 62 pikë, 13 më shumë se Nice.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat