Mungesat ndaj Kukësit?

Futboll

Mungesat ndaj Kukësit?

Më: 6 mars 2022 Në ora: 19:55
Thomas Brdariç

Në “Elbasan Arena”, në orën 16:45, Vllaznia do të përballet në transfertë me Kukësin me synimin e vetëm fitoren, për të forcuar pozitat në pjesën e sipërme të klasifikimit. Thomas Brdariç në konferencën për mediet u shpreh se mungesat e disa lojtarëve titullarë nuk do të ndikojnë në lojën e skuadrës së tij.

“Për mua çdo ndeshje është vendimtare. Nesër, për mua është vazhdimi i një serie ndeshjesh ku duhet të fokusohemi, sepse kundërshtari ka të njëjtën kuotë pikësh. Duhet të përqendrohemi tek ajo që mund të bëjmë, për të mbajtur larg Kukësin.”

Mungesat (Da Silva, Adili, Gurishta, Jonuzi dhe Hoxhaj):  “Nuk kam “dhimbje koke”. Kam më shumë se 11 lojtarë. Nesër është një ndeshje ku secili duhet të tregojë atë që di të bëjë më mirë, që vlen për këtë ekip. Është një punë e madhe në seancat stërvitore dhe ata janë gati kur thirren në apel.”

Rezultati i derbit: “Më pëlqen ky rezultat. Sigurisht që nuk kemi interes për ndeshjet e tjera, por ishte një duel që u luajt në një atmosferë të mirë.”

Humbja e Kukësit me Partizanin: “Nëse u jep ekipeve hapësira, në Shqipëri kanë treguar se të ndëshkojnë. Kjo i ndodhi Kukësit, që humbi përqendrimin. Partizani i pati hapësirat dhe shënoi pesë gola”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat