Emocionet e Champions League

Futboll

Emocionet e Champions League

Më: 8 mars 2022 Në ora: 11:04
Emocionet e Champions League

Liga më e fortë në Evropë, Champipns League rikthehet sonte me dy duele joshëse.

Kryesfida e sontme luhet në ‘Anfield’, ku përballen Liverpool dhe Interi në ndeshje kthyese të 1/16 së finales.

“The Reds” në duel me ‘Nerazurët’ hyn me avantazhin prej 2-0, rezultat ky i arritur në ndeshjen e parë e luajtur në ‘San Siro’.

Skuadra e Jurgen Klopp është më afër kalimit në rrethin tjetër, megjithatë, Liga e Kampionëve jo rrallëherë di të sjellë rezultate befasuese.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër ballafaqohen Bayern Munich dhe Salzburg.

‘Bavarezët’ janë favorit të paktën në letër, madje, edhe rezultati i lojës së parë flet për gjigantin gjerman pasi ndeshja e parë është mbyllur baras 1-1.

Sonte takohen:

Bayern Munich-Salzburg

Liverpool-Inter

Të dy ndeshjet nisin në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat