Rangnick nuk i ka punët mirë

Futboll

Rangnick nuk i ka punët mirë

Më: 8 mars 2022 Në ora: 12:29
Rangnick nuk i ka punët mirë

Ralf Rangnik edhe zyrtarisht po shkon drejt epitetit si më ‘i keqi’ nga trajnerët e Mançester Junajtedit.

Trajneri gjerman, u turpëruar në derbin lokal të Mançesterit, kur u mposht 4:1 nga Man. Siti i Pep Guardiolas.

Humbja e pësuar në derbi e afron Rangnick edhe më shumë me epitetin e ‘më të keqit’ në periudhën ‘post-Ferguson’. Junajted kanë fituar vetëm tetë nga 18 ndeshjet në kohën që Ralf Rangnik ishte në krye të stolit. Kjo i jep atij një rekord prej 44%.

Anash Rangnikut, Solskjaer ishte shkarkuar me një rekord prej 54% fitoresh, derisa David Mojs dhe Louis van Gaal fituan 53% të ndeshjeve, respektivisht 52%.

Gjasat janë të mëdha që rekordi i Rangnikut të shkojë duke u përkeqësuar akoma gjatë xhirove të fundit në Premier Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat