Inzaghi: Është me rëndësi që të shënojmë gol

Futboll

Inzaghi: Është me rëndësi që të shënojmë gol

Më: 8 mars 2022 Në ora: 12:49
Inzaghi: Është me rëndësi që të shënojmë gol

Skuadra e Interit po përballet me një “mision të pamundur” përpara vizitës në Liverpull në ndeshjen e kthimit të 1/8 në Ligën e Kampioëve. “Nerazzurrët” humbën 2-0 në shtëpi, kështu që tani duhet të ndjekin një rezultat në “Anfield”.

Për peshën e ndeshjes është i vetëdijshëm edhe lideri i Interit, Simone Inzagi, por ka paralajmëruar betejën dhe ka treguar se çfarë mund të jetë vendimtare.

“Dueli me Liverpullin do të jetë i vështirë, por ne jemi shumë të motivuar.

Është e rëndësishme të shënosh një gol në pjesën e parë, por e dimë se nuk do të jetë e lehtë. Interi ka kohë që nuk është në këtë fazë të Championsit. E dinim se do të luanim me një nga skuadrat më të mira që kur përfunduam në vendin e dytë në grup.

Ne luajtëm më të mirën që mundëm në ndeshjen e parë dhe të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe në ndeshjen e kthimit”, tha Inzaghi.

Ndeshja mes Liverpulit dhe Interit është caktuar të fillojë në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat