Finalja e mbijetesës gati të startojë

Futboll

Finalja e mbijetesës gati të startojë

Më: 8 mars 2022 Në ora: 16:25
Finalja e mbijetesës gati të startojë

Skënderbeu do të presë Dinamon në Korçë, në takimin e javës së 24-të të “Abissnet Superiore”, me të dyja ekipet që synojnë vetëm fitoren.

Korçarët ndodhen në vendin e fundit në renditje dhe nëse arrijnë të marrin tre pikët, do të shpresojnë më shumë për të mbijetuar dhe një sezon në Superiore. Nëse ndodh e kundërta, presioni i rënies mund të rritet dhe kjo gjë mund ta dëmtojë më shumë ekipin.

E njëjta gjë vlen dhe për Dinamon. “Nëndetësja” nuk ka fituar ende asnjë takim nën drejtimit e teknikut Bledar Devolli dhe mundësia më e mirë për ta bërë është sot, nëse nuk duan të kthehen dhe një herë në Kategorinë e Parë.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Rexhepi, Frashëri, Vitija, Shehu, Dvumfour, Sadriu, Viktor, Mara, Vrapi, Berisha, Mensah.

Trajner: Migen Memelli

DINAMO: Simoni, Prodani, Sofranak, Samake, Siljanovski, Demiri, Ibraimi, Haxhiu, Mihana, Çinedu, Denisson.

Trajner: Bledar Devolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat