Champions League: Lewandowski shkruan historinë me het trikun ndaj Salzburg

Futboll

Champions League: Lewandowski shkruan historinë me het trikun ndaj Salzburg

Më: 9 mars 2022 Në ora: 09:54
Lewandowski

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka bërë historinë mbrëmë në Champions League, me tri golat e shënuara ndaj Salzburg.

Lewandowski shkëlqeu në fitoren 7:1 të skuadrës së tij ndaj Salzburg, duke shënuar tri golat e para.

Polaku është bërë lojtari që shënon het trik në kohën më të shpejtë në Champions League.  Ai shënoi het trik në 23 minuta.

Lewa shënoi në minutat 12’, 21’ dhe 23’ – në dy raste nga penalltia.

Ylli i Bayern i merr kështu rekordin ish- lojtarit të Milan, Marco Simone i cili i shënonte Rosenborgut tri gola në 24 minuta, në vitin 1996. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat