Sporting me pak shpresa

Futboll

Sporting me pak shpresa

Më: 9 mars 2022 Në ora: 11:41
Sporting me pak shpresa

Sot me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja e kthimit mes kampionit anglez Manchester City dhe skuadrës së Sporting Lisbonës, e vlefshme kjo për fazën e eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “José Alvalade”, skuadra e Sportingut si vendase pësoi humbje të thellë me rezultat 5:0 nga City, duke bërë kështu që ky i fundit të jetë me një këmbë në çerekfinale.

Në këtë ndeshje, City rikthehet nga fitorja 4:1 kundër rivalit të qytetit Manchester United, kurse Sportingu rikthehet nga fitorja 2:0 kundër skuadrës së Aroucas.

Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë te të dy skuadrat, ku për Cityn nuk do të paraqiten Ake, Cancelo, Dias, Mendy, Palmer dhe Steffen, kurse te Sportingu mungojnë Breganca, Matheus, Palhinha dhe Pedro Goncalves.

Formacionet e mundshme:

Manchester City (4-3-3): Ederson; Stones, Fernandinho, Laporte, Zinchenko; Gundogan, Rodri, Silva; Mahrez, Jesus, Sterling

Sporting Lisbon (3-4-3): Adan; Reis, Coates, Inacio; Porro, Ugarte, Essugo, Vinagre; Sarabia, Slimani, Edwards

21:00 Manchester City – Sporting Lisbon (Stadiumi Etihad).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat