Marotta: Inzaghi është lideri ynë

Futboll

Marotta: Inzaghi është lideri ynë

Më: 9 mars 2022 Në ora: 13:33
Marotta: Inzaghi është lideri ynë

Bepe Marotta ka qenë i pranishëm në “Anfield” për të shoqëruar skuadrën në përballjen me Liverpulin, një përballje që edhe pse nuk arriti objektivin e kualifikimit, e riktheu Interin në fazën e1/8-ave pas 10 vitesh. I pyetur nëse kaq është hapi i zikaltërve në Europë, drejtuesi u justifikua disi edhe me kundërshtarin.

“Ne duhet të rritemi akoma, këtë e dimë, por të mos harrojmë që Liverpuli është një nga skuadrat më të forta në botë dhe kanë hapur tani një cikël fitues me Klopin. Kënaqësia është që u kthyem në këtë fazë, por na duhet akoma kohë”, tha italiani që më pas vlerësoi edhe Inzagin:

“Simone është lideri ynë, jemi shumë të kënaqur me praninë e tij dhe me mënyrën si po e menaxhon situatën”. Në fund Marota nuk mundi të shmangte as dy tema të nxehta në Itali, interesimin për Dibalën dhe fjalët e Piolit mbi Interin favorit për shkak të ndeshjes së pa luajtur.

“Në këto momente të gjithë jemi të përqendruar në objektivat tanë dhe kur të vijë koha do të përqendrohemi edhe në merkato.

Pioli? Ne synojmë titullin, por pa dyshim që Milani ka qenë dhe është favorit”, përfundoi Marotta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat