Elshani i vlerëson futbollistët pas humbjes

Futboll

Elshani i vlerëson futbollistët pas humbjes

Më: 9 mars 2022 Në ora: 18:02
Elshani i vlerëson futbollistët pas humbjes

Trajneri Faruk Elshani foli pak për ndeshjen e humbur nga Prishtina 3:0 të mërkurën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Megjithatë, ai ka vlerësuar pozitivisht disa lojtarë, në të cilët llogarit edhe në sezonin tjetër.

Në sezonin tjetër, Feronikeli me shumë gjasë do të paraqitet në Ligën e Parë, pasi pak ka gjasa për të mbetur në Superligën e Kosovës.

“Ka disa lojtarë të mirë në këtë ekip të Feronikelit. Nuk do të mund t’i veçoja dhe t’i përmend me emra, por janë katër apo pesë lojtarë që do të jenë pjesë e ekipit të parë edhe në sezonin tjetër”, ka thënë Elshani pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat