Cuculi gati kundër Gjilanit: Është momenti të tregojmë potencialin tonë

Futboll

Cuculi gati kundër Gjilanit: Është momenti të tregojmë potencialin tonë

Më: 9 mars 2022 Në ora: 18:28
Cuculi gati kundër Gjilanit: Është momenti të tregojmë potencialin tonë

Drita – Gjlani, derbi më i madh në Kosovë, pritet me padurim nga dashamirët e futbollit, e cila do të zhvillohet nesër në orën 13.00 në kuadër të elitës së futbollit të Kosovës.   

Kjo ndeshje është e veçantë edhe për futbollistët dhe në këtë rast, mbrojtësi i Dritës, Ardian Cuculi, theksoi se nesër është momenti të tregohet potenciali dhe të gëzojnë lojtarin e 12-të, tifozët tanë.

“Nesër do të jetë një ndeshje derbi dhe besoj do të jetë shumë e luftuar. Nuk e kemi menduar këtë ecuri gjatë gjysmë stinorit të ri, por besoj që rezultatet do të vijnë, sepse gjitha ekipet kalojnë një krizë dhe shpresoj që nesër të jetë fundi i saj.

Nesër është momenti të tregojmë potencialin tonë, do të bëjmë maksimumin që t’i kënaqim tifozët, ta cilëve ju detyrohemi shumë, sepse kanë qenë gjithmonë lojtari jonë i 12-të. Me ndihmën e tyre shpresoj që do të ngadhënjejmë dhe të dalim fitimtarë nga kjo përballje. Respektojmë kundërshtarin, ka një ekip shumë cilësore, mirëpo ne kemi objektivat dhe qëllimet tona dhe shpresoj që të luftojmë, të fitojmë e të gëzojmë gjithë ambientin bardh e kaltërt”, ka thënë Cuculi.

Në konferencë u theksua edhe rëndësia e ndeshjeve të tilla derbi, për çka trajneri Ardian Nuhiu pret që derbi ta arsyetojë epitetin dhe të sjellë spektakël.

“Pres që ky derbi ta arsyetoj epitetin e derbit, nuk e diskutoj që nuk do të mungojë spektakli në tribuna dhe pres që edhe nga skuadrat të zhvillohet spektakël poshtë në fushë. Futbollistet janë me fat që do të luajnë në një ndeshje kaq të madhe, jam e bindur se do të bëjnë maksimumin për të marrë fitore nesër.

Ata jetojnë për ndeshje të tilla, ata nuk janë rastësisht këtu, ata të gjithë e kanë dëshmuar këtë ndër vite dhe nesër pres reagim. Do të jetë një pikë kthese, sepse na kanë munguar rezultatet por momentin që fitohet derbi, do të ngritet morali në skuadër për t’u kthyer dhe vazhduar një kmpionat më të mirë”, tha Nuhiu.
Nuhiu njoftoi se Ilir Blakçori do të jetë i gatshëm për lojë, kurse është paraqitur një shqetësim te Rron Broja, për të cilin do të vendoset nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat