Krenaria e lojtarëve dhe magjia e Bernabeut

Futboll

Krenaria e lojtarëve dhe magjia e Bernabeut

Më: 10 mars 2022 Në ora: 11:33
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti ndihet i lumtur me kualifikimin e Real Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri italian i ka përgëzuar lojtarët e tij për paraqitjen fantastike dhe për përmbysjen që e bënë ndaj Paris Saint-Germainit në fitoren 3:1.

Tregolëshi i Karim Benzemas ia mundësoi ekipit spanjoll të shkojë tutje edhe pse për një moment ishte në disavantazh prej dy golash nga përballja e dyfishtë.

“Krenaria e këtyre lojtarëve dhe magjia e Bernabeut u bënë bashkë për të na dhuruar një natë të paharrueshme. Ju falënderoj të gjithëve dhe HALA MADRID”, ka shkruar trajneri italian në rrjetet sociale.

Ancelotti u lavdërua për punën që e bëri mbrëmë pasi me instruksionet e tij ishte në gjendje ta përmbyste avantazhin e parisienëve për t’i gëzuar në fund krejt tifozët madrilenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat