Tifozeria besnike merr vendim:

Futboll

Tifozeria besnike merr vendim:

Më: 10 mars 2022 Në ora: 18:31
Tifozeria besnike merr vendim

Qyteti i Elbasanit është ndarë nga dy pjesë! Bashkia e Elbasanit vendosi që këtë sezon të krijonte një skuadër të re të quajtur AF Elbasani për të përfaqësuar qytetin. Një vendim i tillë erdhi pasi skuadra e “vjetër” KF Elbasani ishte bllokuar nga Drejtoria e Tatimeve dhe ishte e pamundur që të zhbllokohej ngrirja e askioneve.

"Në janar të vitit 2021 u zhvillua një takim ku pjesëmarrës ishin anëtarë të grupimit, sportdashës elbasanas, kryetari i bashkisë  Gledian Llatja dhe zyrtarë të pushtetit vendor.

Qëllimi i takimit të zhvilluar ishte rikthimi i KLUB FUTBOLL ( KF ) ELBASANI, të cilin Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ia bllokoi kompanisë “ Manchester Group “ e presupozuar pronare e klubit. Kompania angleze e rezultuar fantazëm dhe pa kryer asnjë investim në ekip solli bllokimin e klubit dhe aseteve të tij ( LOGO KF ELBASANI, TROFETË E KF ELBASANI DHE HISTORINË E TIJ). *Pra, momentalisht ekipi i KF ELBASANI është inekzistent.*

Grupi i juristëve të bashkisë pas një pune të gjatë e të lodhshme nuk arriti të kishte rezultat per zhbllokimin e ekipit nga ngrirja e aksioneve.

Nga situata e krijuar ne grupimi tifozerik Tigrat Verdheblu në bashkëbisedime me Bashkinë e Elbasanit vendosëm krijimin e një klubi të ri futbolli në pronësi të zotit të shtëpisë pra QYTETIT! Nga ky vendim shumë individë na etiketuan si “tradhëtarë”, por ne jemi zotuar që stema dhe historia e FUTBOLL KLUB ELBASANI është e shenjtë për ne por fatkeqësisht ai nuk ekziston më!

Në fotot e ilustruara më poshtë faktohet që KF ELBASANI nuk rezulton në Kampionatin Shqiptar të Futbollit.

Pra, me këto të dhëna verifikohet që klubi tjetër i futbollit Futboll Klub Elbasani nuk është vijmësi apo vazhdim i ekipit që ne dhe qyteti njohim (KF) KLUB FUTBOLL ELBASANIT.

Ne duam vetëm të mirën për qytetin dhe futbollin tonë", thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat