Gjigandi italian bën ofertë për Januzajn

Futboll

Gjigandi italian bën ofertë për Januzajn

Më: 10 mars 2022 Në ora: 20:02
Adnan Januzaj

Skuadra italiane Napoli ka bërë një ofertë për sulmuesin anësorë të Real Sociedadit Adnan Januzaj, raporton “AS”.

Januzaj është duke hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me Sociedadin, dhe ky i fundit dëshiron me çdo kusht që 27 vjeçari të rinovojë kontratën e tij.

Sidoqoftë, Napoli tani ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e Januzajt, duke i ofruar atij një marrëveshje më të mirë, pasi që dëshiron me çdo kusht që ta zëvendësojë kapitenin Lorenzo Insigne, ku ky i fundit në verë do të kalojë të skuadra amerikane Toronto.

Që prej transferimit nga Manchester United te skuadra e Real Sociedadit, Adnan Januzaj ka arritur të bëjë 158 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën spanjolle, duke regjistruar 22 gola dhe 21 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat