Muçi nuk po sheh më fushën e lojës

Futboll

Muçi nuk po sheh më fushën e lojës

Më: 12 mars 2022 Në ora: 11:29
Muçi nuk po sheh më fushën e lojës

Legia e Varshavës është duke dalë nga kriza dhe zona e ftohtë pas një sezoni skandaloz që erdhi nga kampionët e Polonisë. Një tjetër fitore ka ardhur në ditën e sotme, teksa kanë mundur në transfertë Lecna me shifrat 0-1.

sinjale jo shumë positive vijnë nga tre lojtarët shqiptarë që janë pjesë e saj. Ernest Muçi vazhdon që të jetë i ndëshkuar i trajnerit serb Vukovic që pak kohë më parë e kaloi me ekipin e të rinjëve pasi nuk i ka pëlqyer sjellja e sulmuesit shqiptar.

Asnjë minutë për ndeshjen e sotme, ndërsa Kastrati do të aktivizohej në minutat shtesë. I vetmi sinjal positiv vjen nga Jurgen Celhaka që e nisi ndeshjen sërish si titullar për herë të tretë radhazi.

Por mesfushori shqiptar do të dilte nga fusha me nisjen e pjesës së dytë pasi u ndëshkua me karton të verdhë dhe Vukovic ndërhyri për ta nxjerrë nga fusha, me frikën se arbitri do të bënte të njëjtin veprim para tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat