Wenger tregon për selektorin e ri të Kosovës, a është i duhuri apo jo!

Futboll

Wenger tregon për selektorin e ri të Kosovës, a është i duhuri apo jo!

Më: 12 mars 2022 Në ora: 14:14
Wenger tregon për selektorin e ri të Kosovës, a është i duhuri apo jo!

Trajneri i njohur francez, Arsene Wenger ka vlerësuar se Kosova ka bërë zgjedhjen e duhur kur ia besoi bashkëkombasit të tij, Alain Giresse drejtimin e kombëtares së futbollit.

Në një përgjigje për gazetarin Arlind Sadiku, ai ka thënë se ish-përfaqësuesi i kombëtares franceze, i posedon tiparet e duhura për këtë detyrë.

“Kompetencë. Inteligjencë. Pasion. Dhe shpirt i madh futbollistik”,

I ka radhitur Wenger cilësitë e Giresse.  “Ju e keni bërë zgjedhjen e duhur”.

Giresse e mori detyrën në shkurt, ndërsa punën me Dardanët e nis në miqësoret kundër Burkina Fasos, më 24 mars dhe Zvicrës, më 29 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat