Zhgënjimi dhe zemërimi

Futboll

Zhgënjimi dhe zemërimi

Më: 13 mars 2022 Në ora: 11:27
Zhgënjimi dhe zemërimi

PSG do të tentojë të zbrazë sot përballë Bordeaux të gjithë zemërimin e krijuar pas eliminimit në Champions League nga Real Madrid. 17 minuta i mjaftuan Karim Benzema për të ndëshkuar tre herë ekipin francez dhe për të kaluar “Los Blancos” në çerekfinalet e Champions League.

Trajneri Mauricio Pochettino e pranon se një humbje e tillë është e vështirë për t’u harruar, teksa theksoi se nuk po arrin të flejë natën. “Të gjithë jemi të zhgënjyer: unë, lojtarët dhe të gjitha ata që janë pjesë e klubit.

Zhgënjim i madh, po ne kemi përgjegjësi që ta mbyllim mirë sezonin. Zhgënjimi i tifozëve është i njëjtë me atë të skuadrës. Tani duhet të gjejmë motivimin e duhur për të fituar kampionatin. Ky duhet të jetë motivimi për të vazhduar.

Humbja kundër Real Madridit nuk më lë të fle natën. Më shkakton shumë zemërim dhe keqardhje, po e përjetoj keq. Por kjo nuk do të thotë se nuk jam i fortë, duhet të vazhdojmë përpara”, deklaroi trajneri argjentinas.

PSG renditet në vend të parë në Ligue 1 me 62 pikë, 12 më shumë se Nice ndjekëse që ka luajtur një ndeshje më shumë. Djemtë e Pochettinos presin Bordeaux në “Parc des Princes”, takim që fillon në orën 13:00 dhe do të transmetohet në Supersport 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat