Josa me dilema nga mbrojtja në sulm

Futboll

Josa me dilema nga mbrojtja në sulm

Më: 13 mars 2022 Në ora: 11:33
Josa me dilema nga mbrojtja në sulm

Laçi do të kërkojë rikthimin te fitorja në kampionat të dielën kundër Skënderbeut në orën 13:45.

Kurbinasit luajnë në shtëpi, teksa pas humbjes ndaj Tiranës dhe dy barazimeve radhazi kundër Egnatias dhe Kastriotit, të besuarit e Mirel Josës duan të lënë pas momentin e keq që po kalojnë.

Mesfushori Ardit Deliu dhe sulmuesi Dejan Zarubica nuk janë ende të gatshëm për trajnerin pas dëmtimeve që kanë pësuar, shkruan Panoramasport.

Në ndryshim nga ndeshja me Kastriotin, këtë herë Josa ka disa dilema, duke filluar nga mbrojtja deri në sulm. Malota mund të rikthehet titullar, ndërsa një mes Ignjatoviçit dhe Velkoskit rrezikon stolin.

Në mesfushë ka balotazh mes Qatos dhe Spahiut, ndërsa gjithashtu ka dilema nëse Mazrekaj do ta nisë nga minuta e parë.

Në rast se kosovari lihet në stol, atëherë titullar në krahët e sulmit do të jetë Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat