Mata do të nënshkruajë kontratën e re

Futboll

Mata do të nënshkruajë kontratën e re

Më: 13 mars 2022 Në ora: 12:20
Mata

Juan Mata raportohet se do të nënshkruajë kontratë të re me klubi anglez, Manchester United.

Spanjolli në fund të këtij sezoni, mbyll kontratën me klubin nga ‘Old Traffordi’, por duket se lojtari do të firmos kontratën e re.

Sipas mediave angleze, Mata do të nënshkruajë kontratën e re njëvjeçare.

Spanjolli është i lidhur me transferimin tek Barcelona, por ‘Djajtë e Kuq’ duan ta ‘blindojnë’ lojtarin duke i ofruar kontratën e re.

Skuadra angleze mësohet se edhe pas kontratës së re, synon ta mbajë Mata në klub, por në stafin teknik të skuadrës pasi që spanjolli është duke shkuar drejt fundit të karrierës.

Mata gjatë këtij sezoni, ka pasur minutazh të vogël tek Unitedi, megjithatë, kjo skuadër nuk dëshiron të heq dorë nga spanjolli, i cili pas përfundimit të karrierës, thuhet se do të mbetet në ‘Old Trafford’ por në cilësinë e trajnerit të të rinjve të Unitedit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat