Dukagjini - Drita, formacionet

Futboll

Dukagjini - Drita, formacionet

Më: 13 mars 2022 Në ora: 12:22
Drita

Superliga e Kosovës, sot vazhdon me ndeshjet e radhës, që zhvillohn në kuadër të xhiros së 25’të, shkruan Insporti.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Klinë me fillim nga ora 13:00 mes Dukagjinit dhe Dritës.

Skuadra e Armend Dallkut kërkon pikët për t’i ikur pozitave të fundit në tabelë dhe janë në formë të mirë në tri ndeshjet e fundit kanë marrë shtatë pikë.

Image

Dukagjini

Në anën tjetër Drita nuk di për fitore në tri takimet e fundit duke marrë vetëm një pikë dhe në përballje me Dukagjinin kanë mungesa të mëdha.

Te Drita, mungojnë Ardian Limani, Rron Broja dhe Arbnor Muja për shkak të lëndimeve, ndërsa Ardian Cuculi mungon për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen e fundit.

Dukagjini: Muhaxhiri, Syla, Basriu, Dallku, Shala, Hasanaj, Hugo, Jashanica, Carioca, Merlaku, Januzi.

Drita: Maloku, Islami, Bardhoku, Balde, Blakçori, Fazliu, Jashari, Namani, Kryeziu, Ajzeraj, Simonovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat