Josa: Po kalojmë një ngërç

Futboll

Josa: Po kalojmë një ngërç

Më: 13 mars 2022 Në ora: 16:19
Josa: Po kalojmë një ngërç

Laçi nuk provon shijen e fitores prej katër ndeshjesh radhazi, teksa këtë herë është ndalur në barazim pa gola ndaj Skënderbeut. Trajneri Mirel Josa bëri një analizë të takimit dhe tha se skuadra i kishte pëlqyer më shumë për angazhimin kur mbeti me një lojtar më pak.

“Unë nuk e diskutoj ndeshjen për minutat që mbetëm në inferioritet numerik, por që nga fillimi dhe gjetëm përballë një skuadër shumë të ngjeshur në lojën mbrojtëse.

Ata synonin kundërsulmin, pasi me këtë ngjeshje do të ishte e vështirë të kishin vijueshmëri aksionet tona. Na lanë krahët që të organizoheshim, por në momentin që merrnim topin me mbrojtësit anësorë, nuk ishim shumë të qartë në pasime për të krijuar rrezik.

Me kalimin e minutave tensioni erdhi në rritje, por nuk mund të them që jam i kënaqur me skuadrën. Më shumë mund të them se jam i kënaqur me skuadrën, kur mbeti me një lojtar më pak.

Duhet të ndalem te rasti i Velkovskit, por pas atij kartoni të kuq, ngulmuam në mënyrë graduale, pasi kishim vetëm Guindo në zonë. I patëm rastet tona, por kemi një farë ngërçi, që prej ndeshjes me Tiranën dhe kjo po na pengon të shënojmë.

Mazrekajn ndaj e kishim lënë pushim, pasi ishte ngarkuar shumë fizikisht, megjithatë sot nuk mund të drejtojmë gishtin te ai, pasi të gjithë lojtarët e tjerë nuk arritën të shfaqin cilësitë e tyre më të mira. Guindo bëri një luftë të vazhdueshme, por nuk u mbështet as nga Spahiu dhe as nga Adeleke”, deklaroi tekniku i kurbinasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat