​E pranon Cech: Po “jetojmë” nga dita në ditë te Chelsea

Futboll

​E pranon Cech: Po “jetojmë” nga dita në ditë te Chelsea

Më: 13 mars 2022 Në ora: 18:25
Petr Cech

Legjenda e Chelseat, Petr Cech pranon se klubi po jeton nga dita në ditë” mes krizës së tyre të vazhdueshme me pronësinë, por mbetet me shpresë se ata do të jenë në gjendje ta përfundojnë garat në Evropë dhe Angli.

“Blutë” janë përfshirë në një mori sanksionesh kundër pronarit Roman Abramovich në lidhje me krizën Ukrainë-Rusi nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Chelsea tani po operon nën një licencë të veçantë sportive, duke i ndaluar ata të negociojnë kontrata ose transferime të reja dhe duke i penguar ata të bëjnë shitje biletash, megjithëse raportet kanë sugjeruar se qeveria mund të lejojë një shitje të shpejtë të klubit,.

Duke parë situatën e krijuar, janë hedhur dyshime edhe mbi atë nëse klubi do të ia dal që t’i përfundojë të gjitha ndeshjet dhe në lidhje me këtë ka folur Petr Cech, i cili është i angazhuar si këshilltar teknik në klub. Ai ka pranuar se situata është e komplikuar dhe se as anëtarët e klubit nuk e kanë të qartë se çfarë i pret në të ardhmen e afërt.

“Duhet të pranojmë se jemi në një situatë që po e jetojmë nga dita në ditë. Nuk e kemi këtë në dorë. Bisedat po vazhdojnë nëse mund të operojmë, a mund ta përfundojmë sezonin, sepse është një situatë e vështirë”, tha ai për “Sky Sports”.

"Unë besoj që ne do të jemi në gjendje të vazhdojmë sezonin dhe kjo do t’i ndihmonte të gjithë në Premier Ligë", vazhdoi ish-gardiani i të kaltërve.

Situata e krijuar ka hedhur dyshime edhe mbi të ardhmen e lojtarëve e madhe edhe të trajnerit Thomas Tuchel, por rreth kësaj qështje nuk ka pranuar të flas Petr Cech.

Ndryshe, Chelsea mposhti Neëcastle Unitedin në fundjavë dhe renditet i tretë në tabelën e Premier Ligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat