Mundo Deportivo: Tre alternative në sulm për Barcelonën

Futboll

Mundo Deportivo: Tre alternative në sulm për Barcelonën

Më: 15 mars 2022 Në ora: 11:20
Mundo Deportivo: Tre alternative në sulm për Barcelonën

Barcelona po bëhet gati që të transferojë një super-yll gjatë merkatos së verës. Skuadra katalane është duke bërë ndryshime rrënjësore në përbërjen e skuadrës, ndryshime këto që kanë nisur që prej merkatos së janarit.

Barca synon të transferojë një emër të madh rreth të cilit do të mund të mbështetej pjesa tjetër e skuadrës, dhe për këtë ka disa emra në listë.

‘Mundo Deportivo’ numëron Erling Haaland, Mohamed Salah dhe Robert Levandovskin, si tre emrat kryesor, duke insistuar se njëri nga ta do të kalojë në ‘Camp Nou’. Barca ka si prioritet emrin e Haaland, por norvegjezi kërkohet edhe nga Mançester Siti e Real Madridi.

Kësisoj, katalanët mund të kthejnë vëmendjen kah Mohamed Salah, i cili po heziton të rinovojë kontratën e tij me Liverpullin. Burime të ndryshme bëjnë të ditur se Mo Salah mund të jetë në dispozicion këtë verë për vetëm 40 milionë euro.

Robert Levandovski po ashtu është në listën e alternativave të skuadrës ‘Blaugrana’.

Lojtari ka kontratë me Bajernin deri në vitin 2023, dhe mund të bëjë një lëvizje gjatë merkatos së verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat