Starova: Futbolli ka njohur shumë zhvillim

Futboll

Starova: Futbolli ka njohur shumë zhvillim

Më: 15 mars 2022 Në ora: 11:24
Starova: Futbolli ka njohur shumë zhvillim

Sulejman Starova është një nga tre kandidatët për kreun e FSHF-së, i cili në fillim të punimeve të Asamblesë së FSHF-së, mbajti edhe fjalën e rastit, ku shprehu edhe disa nga prioritetet e projektit të tij.

“E vendosa të hedh kandidaturën time për kreun e FSHF-së për të dhënë edhe unë kontributin tim në zhvillimin e futbollit në vend. Megjithatë duhet thënë se gjatë këtyre viteve është evident zhvillimi i infrastrukturës dhe nivelit të futbollit shqiptar, teksa gjithçka shihet qartë.

FSHF-ja duhet të bashkëpunojë me shtetin, për të përcaktuar prioritetet e zhvillimit të futbollit dhe mbi të gjitha për futjen e tij në kurrikulat shkollore, çka përfshin që te didaktika, deri te pajisjet me mjetet për ushtrimin e këtij sporti.

Unë propozoj që të bëhet një ndryshim për peshën e votës së klubeve të Superiores, si anëtarët me kontributin më të madh në zhvillimin e futbollit.
Krijimin e Ligës Amatore me presidentin e saj, që të jetë automatikisht zv. president i FSHF-së, dhe zv. presidentja femër, që të jetë anëtare e Komitetit Ekzekutiv.

Në aspektin e vazhdimit të investimeve në futboll, bashkëpunimi me shtetin duhet të jetë i vazhdueshëm, në mënyrë që të sigurohen paratë e nevojshme për çuarjen përpara të projekteve”, u shpreh ndër të tjera Starova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat