Një futbollist paguan biletat e aeroplanit

Futboll

Një futbollist paguan biletat e aeroplanit

Më: 15 mars 2022 Në ora: 16:08
Një futbollist paguan biletat e aeroplanit

Sanksionet e vendosura nga qeveria britanike për shpenzimet që klubi i Chelseas mund të bëjë, do i detyronte “blutë” e Londrës që të udhëtonin me autobus për në Middlesbrough në vend të aeroplanit.

Gjendur në një situatë të tillë, Kai Havertz ka marrë përsipër që të paguajë biletat e avionit për klubin e tij, që do të udhëtojë drejt Middlesbrough të shtunën për ndeshjen çerekfinale të FA Cup.

Bazuar sanksioneve që qeveria britanike i vendosi pronarit të Chelseas, Roman Abramovich, klubi mund të shpenzojë maksimumi 26 mijë paund për një ndeshje në transfertë.

Përballë këtij fakti dhe mundësisë që skuadra do të detyrohej të udhëtonte me autobus, Havertz vendosi ta ndihmojë duke paguar gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat