Trajneri Lucescu që ia mbathi me vrap nga Kievi nga frika, tani quhet tradhtar

Futboll

Trajneri Lucescu që ia mbathi me vrap nga Kievi nga frika, tani quhet tradhtar

Më: 15 mars 2022 Në ora: 18:11
Trajneri Lucescu që ia mbathi me vrap nga Kievi nga frika, tani quhet tradhtar

Trajneri rumun Mircea Lucescu është kthyer nga “hero” në “tradhtar” i Ukrainës në vetëm tre javë. Lucescu është një emër i njohur në Ukrainë. Nga viti 2004 deri në vitin 2016 ka drejtuar Shakhtar Donetsk, ndërsa nga viti 2020 është trajner i Dinamos së Kievit.

Pasi filloi pusht.imi rus i Ukrainës më 24 shkurt, rumuni bëri një deklaratë të guximshme, duke thënë se nuk do të largohej nga Kievi, ku punonte si trajner. Ai dukej i sigurt, bota e futbollit i dëgjoi me entuziazëm fjalët e legjendës dhe ukrainasit e festuan sepse ai vendosi të ishte me ta në momentet më të vështira.

“Unë nuk do të largohem nga Kievi dhe të kthehem në Rumani sepse nuk jam frikacak. Shpresoj që kjo luftë, e cila u nis nga idiotët, të ndalet sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk e kisha menduar kurrë se kjo mund të ndodhte,” tha Lucescu në fillim. Por pa kaluar 24 orë kur rusët sinjalizuan se po i afroheshin Kievit, Lucescu bëri gati valixhet dhe u nis për në Rumani.

Ai mbërriti në Bukuresht me ndihmësit e tij nëpërmjet Moldavisë dhe thjesht harroi gjithçka.

Tashmë ky trajner po cilësohet si tradhtar në Ukrainë pasi po mbron rusët duke thënë se sanksionet për ta në futboll janë të tepruara.

“Për mua sporti duhet të bashkojë njerëzit, është si kultura, diçka duhet të qëndrojë jashtë këtij konflikti”, tha Lucescu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat