Origi i jep dritën e gjelbër Milanit

Futboll

Origi i jep dritën e gjelbër Milanit

Më: 16 mars 2022 Në ora: 14:13
Origi

Divock Origi është i hapur për t’u transferuar te skuadra e Milan.

Sulmuesi belg i skuadrës së Liveprool, Divock Origi me shumë gjasë do të largohet nga ‘Anfield’ në fund të këtij sezoni.

Konkurrenca e madhe në repartin e sulmit te ‘Reds’ bën që minutat e Origi të jenë minimale. Kësisoj, lojtari është i hapur për largim dhe një skuadër që interesohet për  të është Milani. Pëlqimi duket se është reciprok.

Milan pritet ta marrë lojtarin falas, pasi kontrata e tij me Liverpool skadon në fund të sezonit.

Paolo Maldini ka hapur negociatat me përfaqësuesit e lojtarit dhe thuhet se belgu është entuziast për të kaluar në ‘San Siro’.

Origi lidhej me një kalim të mundshëm te Milani edhe gjatë merkatos së janarit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat