Frikë nga Drogba

Futboll

Frikë nga Drogba

Më: 16 mars 2022 Në ora: 18:51
Frikë nga Drogba

Sulmues të frikshëm ka pasur shumë në historinë e futbollit. Janë ata që mbrojtësit kundërshtarë nuk do të donin t’i kishin kurrë përballë. Dhe në disa raste, termi “terrorizim i mbrojtjeve” është më shumë se i goditur.

Si në rastin e Didier Drogba, që në Premier League ka imponuar gjithmonë ligjin e tij, i bërë nga superfuqia fizike dhe golave me shumicë. Një qendërsulmues i frikshëm, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Të paktën siç ka treguar Williams Gallas për RadioMontecarlo.

Ish-mbrojtësi, i cili e ka pasur në fillim shok skuadre Drogba dhe më pas kundërshtar, ka shpjeguar se dikush nuk arrinte ta përballonte idenë që do të luante kundër tij

“Në skuadër me mua ishte Philippe Senderos, para ndeshjeve e kishte të nevojshme të fliste shumë. Dukej, djersinte shumë, nuk ndihej mirë. por me disa lojtarë të caktuar i ndodhte më shumë.

“E kam parë kundër Chelsea-t, kundër Didier Drogba, në atë rast frikësohej për vdekje. Në dhomat e zhveshjes dukej sikur po luante një ndeshje psikologjike oara se të zbriste në fushë”, ka thënë Gallas.

“Kur shikonte Dorgba në fushë, Philippe humbte pothuajse çdo aftësi, nuk arrinte më të luante. Dhe gjëja e çuditshme është se kundër kundërshtarëve të tjerë luante më mirë”.

Një makth i vërtetë, por që e ndante me gjithë skuadrën. Mjafton të mendosh se në 15 ndeshje kundër Arsenal-it, Drogba ka shënuar 13 gola.

Senderos e ka mbyllur karrierën dhe në vitet e fundit ka luajtur me Houston Dynamo, ndoshta duke falënderuar Zotin që MLS nuk parashikonte rënie dhe ngjitje nga kategoria. Edhe pse në kategorinë inferiore, në Phoenix, luante kundërshtari i tij më i keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat